Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e ka emëruar gruan e tij, Mehriban, zëvendëspresidente të shtetit.
Njoftimi për emërimin e saj është bërë në faqen zyrtare të Presidencës së Azerbajxhanit.
Mehriban Aliyeva është 52 vjeçare e cila merret me trajnime mjekësore dhe është kryeson fondacionin “Aliyev”, ku ajo është përqeshur për shijen e saj.
Mediat shtetërore të Azerbajxhanit kanë një interesim të veçantë për familjen presidenciale Alijev, shkruan sot BBC.
Emërimin e saj si presidente e kanë kundërshtuar aktivistët e të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar SHBA-ja ka deklaruar se gruaja e presidentit është shumë pak e informuar për çështjet politike.
Babai i Meriban, Arif Pashayev është një biznesmen i pasur dhe i suksesshëm në Azerbajxhan. Mehriban dhe Ilham Aliyev kanë tre fëmijë. /Insajderi.com