Presidenti dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren

    Insajderi
    28 November 2016 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e Konsullatës turke në Prizren dhe ka uruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarve.

    “E dënoj ashpër sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren”, është shprehur Presidenti Thaçi.

    Presidenti Thaçi gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast.

    “I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar Presidenti Thaçi. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark