Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, akuzohet se ka vrarë një person me një automatik “Uzi”, dhe kjo është bërë derisa ai ka shërbyer si kryetar i një qyteti.
Këto janë pretendime të Edgar Matobato, një ish-pjesëtar i ekipeve të vrasësve të paguar.
Sipas Matobato, Duterte ka urdhëruar atë dhe persona të tjerë që të vrasin rreth një mijë kriminelë ose rivalë politikë në 25 vitet e fundit, shkruan BBC.
Presidenti Duterte njihet për temperamentin e tij. Gjatë fushatës për tu bërë president, ai ka premtuar se do të vrasë të gjithë dilerët e drogës, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar se deri më tani, mijëra njerëz janë vrarë që kur ai ka ardhur në pushtet.
Në anën tjetër, zyrtarë të presidencës kanë mohuar akuzat duke thënë se hetimet lidhur me këtë rast nuk kanë rezultuar me dicka konkrete./Insajderi.com