Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka nxitur konflikt diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi e ka quajtur ambasadorin amerikan në Filipine“gay”.
“Siç e dini, jam në luftë me ambasadorin. Ai është është ambasador homoseksual, bir i një lavireje. Ai më ka nervozuar shumë,” ka thënë ai, njofton The Guardian.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti 71 vjeçar ka përdorur gjuhë të pahijshme gjatë fjalimeve të tij. Ai më herët ka ofenduar edhe papën.
Shteti amerikan e ka ftuar ambasadorin e saj në një bisedë për të marrë më shumë informata lidhur me rastin./Insajderi.com