Presidenti flet për arrestimin e Nehat Thaqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti flet për arrestimin e Nehat Thaqit

    Insajderi
    03 October 2016 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga Tirana për arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, nga autoritetet e Serbisë

    Presidenti ka deklaruar se Kosova nuk mund t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”. Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt, shkruan lajmi.net.

    Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Presidenti ka përsëritur se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare të drejtë dhe të pastër.

    Sipas Thaçit, ky veprim arbitrar nga autoritetet e Serbisë ka ngjallur reagimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark