Presidenti “i gazit” mbanë fjalimin vjetor në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti “i gazit” mbanë fjalimin vjetor në Kuvend

    Insajderi
    23 December 2016 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hashim Thaçi, për herë të parë në cilësinë e Presidentit të Vendit, ka mbajtur në Kuvend fjalimin për punën gjatë këtij viti si president.

    Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetet e koalicioni PDK-LDK, pasi që ata të partive opozitare, VV, AAK e NISMA bashkë edhe me Listën Serbe e bojkotuan këtë seancë.

    Thaçi që u zgjedh president në seancën me gaz lotsjellës, në shkurt të këtij viti, tha se ishte një president që kërkoi zbatimin e ligjit, luftimin e krimit e korrupsionit dhe ka iniciuar edhe reformën zgjedhore.

    Presidenti Thaçi, ka folur edhe për murin që u ndërtua në Mitrovicë në fillim të muajit dhjetor, për të cilin tha se do të largohet nga aty.

    “Muri nuk do të qëndrojë aty e askund tjetër, as nuk do të shkurtohet e as zgjatet, ai nuk do të ekzistojë, do të hiqet nga baza”, tha Thaçi.

    Thaçi foli edhe për përkuljen para memorialëve serbe për të cilin veprim tha se edhe përkundër mbishkrime të pavërteta, kjo nuk duhet ta ndalojë askënd që të nderojë viktimat.

    “Gjatë verës dola sërish të nderoj e kujtoj viktimat e luftës, për pajtimin ndëretnik. Vendosa lule tek pllakat e ndryshme përkujtimore. Këto akte dhe aktet e tjera të dhunës kanë qenë vepra kundër lirisë dhe së ardhmes demokratike të Kosovës. Krimi është krim kundër kujtdo”, tha presidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark