Presidenti i Athletic Bilbaos e ‘godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Presidenti i Athletic Bilbaos e ‘godet’ Real Madridin për gjyqtarët: Carvajal i theu këmbën lojtarit tonë

    Insajderi
    05 February 2025 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Athletic Bilbaos, Jon Uriarte, ka kritikuar Real Madridin për letrën e tyre drejtuar RFEF.

    Real Madridi u ankua për një karton të kuq të pa dhënë ndaj një lojtari të Espanyol, në ndeshjen që mbretërit e humbën 1-0.

    “Do të filloj me dy anekdota. Ne luajtëm në Bernabeu dy sezone më parë, ishte xhiro e fundit e La Ligas dhe [Dani] Carvajal bëri një ndërhyrje të frikshme ndaj Yuri [Berchiche] dhe ia theu këmbën”.

    “Ne e përfunduam ndeshjen me një lojtar më pak sepse nuk kishim më zëvendësime, por gjyqtari i dha Carvajal vetëm një të verdhë”.

    “Ne po luanim për kualifikimin evropian, barazuam 1-1 dhe humbëm garat evropiane. Ka lojëra specifike që na shqetësojnë të gjithëve”.

    “Anekdota tjetër është se kur takohemi në ngjarjet e Federatës, në momentet e relaksimit mes nesh, praktikisht të gjitha klubet kanë ndjenjën e dëmtimit [nga gjyqtarët]”.

    “Gjykimi është një detyrë e komplikuar, niveli nuk ndalet së përmirësuari dhe po investohet shumë në të dhe duhet të bashkëpunojmë të gjithë së bashku”, deklaroi Uriarte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark