Presidenti i Internacionales Liberale, Paque: Kosova mundet ma mirë me PDK-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Presidenti i Internacionales Liberale, Paque: Kosova mundet ma mirë me PDK-në

    Insajderi
    08 February 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

    Paque ka thënë se Kosova mund të bëjë më mirë me PDK-në në krye të Qeverisë.

    “PDK ka ambicie dhe vizion për të udhëhequr. Nën lidershipin e saj aktual, PDK është një parti pro-evropiane me aspirata të mëdha për Kosovën. Si anëtare e ardhshme e BE-së, në Internacionalen Liberale e dimë rëndësinë e BE-së në avancimin e lirive ekonomike dhe politike, për të ndihmuar vendet të zhvillohen dhe të realizojnë objektivat e tyre në vend. Dhe ne jemi krenarë që ta mbështesim Memli Krasniqin në këtë synim. Kosova mundet ma mirë me PDK-në, dhe ju uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar Presidentin e Internacionales Liberale për përkrahjen. “Faleminderit Presidentit të Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, për mbështetjen ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi. Kjo është mbështetje e të gjitha partive simotra nga familja e madhe liberal-demokrate, që janë pjesë e ALDE-s, anëtare e së cilës me të drejta të plota është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

    https://www.facebook.com/share/r/169i8e8vdQ/?mibextid=wwXIfr


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark