Presidenti i Iranit: Do ta respektojmë armëpushimin, nëse edhe Izraeli e respekton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti i Iranit: Do ta respektojmë armëpushimin, nëse edhe Izraeli e respekton

    Insajderi
    24 June 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do ta respektojë armëpushimin e shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, me kusht që edhe Izraeli të mos e shkelë atë.

    Kështu ka raportuar agjencia shtetërore IRNA, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, Pezeshkian ka thënë se “nëse Izraeli nuk e shkel armëpushimin, atëherë as Irani nuk do ta shkelë atë”.

    Ai ka shtuar më tej se populli iranian, pavarësisht vështirësive dhe pakënaqësive të brendshme, do të qëndrojë i bashkuar kundër çdo agresioni të armikut deri në fund.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark