Presidenti i La Liga-s i shpallë “luftë” Barcelonës përmes kësaj deklarate skandaloze – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Presidenti i La Liga-s i shpallë “luftë” Barcelonës përmes kësaj deklarate skandaloze

    Insajderi
    28 January 2025 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, po vazhdon luftën e vërtetë me Barcelonën për regjistrimin e Dani Olmos, për të cilin beson se nuk duhet të regjistrohet, edhe pse gjykata urdhëroi ndryshe.

    Barcelona nuk kishte të drejtë të regjistronte Olmon që nga dita e parë e vitit 2025, kështu që fshinë të gjitha profilet e tij në faqen zyrtare të ligës dhe ai nuk mund të luante për klubin katalanas.

    Megjithatë, gjykata mori një vendim dhe miratoi përkohësisht regjistrimin e Olmos, kështu që përfaqësuesi spanjoll tashmë mund të luajë për Barcelonën.

    Por gjërat nuk kanë mbaruar. Këtë e konfirmon deklarata e sotme e njeriut të parë të La Ligës, Javier Tebas, i cili paralajmëron vazhdimin e luftës me Barcelonën.

    Tebas beson se Barcelona nuk ka të drejtë të regjistrojë Olmon, edhe pse gjykata e ka urdhëruar këtë.

    “Ne jemi kundër regjistrimit të tij dhe po bëjmë ankesat e nevojshme për të siguruar që ai të mos jetë më i regjistruar”.

    “Nëse fillimisht kemi besuar se ai nuk duhet të regjistrohet, sigurisht, ne besojmë se kemi një shans për ta rrëzuar vendimin e marr”, deklaroi Tebas në një deklaratë që bëri jehonë të shpejtë në futbollin evropian.

    Më 8 janar, Gjykata e Lartë Sportive (CSD) miratoi kërkesën e Barcelonës për masa të përkohshme urgjente dhe në këtë mënyrë pezulloi vendimin e La Ligas, që i kishte hequr licencat për Dani Olmon dhe Pau Victorin. Megjithatë, kjo është vetëm një masë e përkohshme dhe vendimi do të merret më vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark