Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dënon sulmet mbi Policinë e Kosovës: Akte burracake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dënon sulmet mbi Policinë e Kosovës: Akte burracake

    Insajderi
    15 April 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmet që kanë ndodhur sot mbi forcat e Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Meta ka shprehur besimin e tij se institucionet e Kosovës do t’i zbardhin rrethanat e akteve, që ai i ka quajtur burracake.

    “Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar presidenti Meta

    Sot, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, kanë bërë të ditur se ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur katër sulme në tri ditët e fundit në pikat kufitare në veri të vendit.

    Ata kanë thënë se dyshimet janë që sulmet kanë ardhur nga territori i Serbisë.

    Fillimisht janë vënë iriqë metalikë në rrugën nga kanë kaluar, për të ua dëmtuar gomat e automjeteve. Në sulmin e dytë, zyrtarët policorë janë gjuajtur me gurë. Në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe armë zjarri AK 47.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark