Presidenti i Ukrainës i drejtohet botës me një video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti i Ukrainës i drejtohet botës me një video

    Insajderi
    01 March 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se raketa ruse që ka rënë në mes të sheshit të qytetit Kharkiv tregon se Rusia është një shtet terrorist.

    Ai thotë se një akt të tillë s’do ta harrojnë dhe nuk do ta falin.

    “Raketa në sheshin qendror të Kharkiv është një terror i hapur. Pas një akti të tillë, Rusia është një shtet terrorist. Askush nuk do ta falë, askush nuk do ta harrojë”, ka shkruar Zelensky në profilin e tij zyrtar.

    Shteti ukrainas ndërkohë është duke mbledhur prova kundër Rusisë për krime lufte pas sulmeve ndaj civilëve dhe tashmë rasti është deponuar në Hagë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark