Presidenti i Ukrainës mbërrin në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Ukrainës mbërrin në Shqipëri

    Insajderi
    27 February 2024 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.

    Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali.

    Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë europiane për dy ditë me radhë ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Takimin e parë, Zelenskiy do ta ketë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    Kjo është vizita e parë e presidentit Zelenskiy në Shqipëri.

    Për mbarëvajtjen e dy samiteve, policia ka ndërmarrë një plan të detajuar masash. Për arsye sigurie duke filluar që nga mbrëmja e kësaj të marte, do të ketë bllokim të rrugësh, ndërsa rreth 1500 forca policie do të angazhohen në terren.

    Para mbërritjes në Tiranë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky realizoi një vizitë të paparalajmëruar në Arabinë Saudite. Zelensky ka diskutuar me princin e kurorës Mohammed bin Salman një plan paqeje si dhe kthimin e të burgosurve të luftës nga Rusia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark