Presidenti i Ukrainës: Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti i Ukrainës: Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe

    Insajderi
    14 February 2022 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë ku shpreh frikën për mundësinë e një pushtimi rus të Ukrainës, por duke përshëndetur fuqinë e vendit të tij.

    Udhëheqësi ukrainas tha se kishte dëgjuar raportet e SHBA-së se Rusia mund të pushtonte të mërkurën, por tha se do ta bënte 16 shkurtin një “ditë uniteti”.

    “Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe dhe data e pushtimit ushtarak është caktuar sërish”, tha Zelensky në deklaratë.

    “Kjo nuk është hera e parë, por shteti ynë sot është më i fortë se kurrë. Ne duam paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet ekskluzivisht përmes negociatave”, ka thënë ai.

    Presidenti vazhdoi të parashikojë se rajonet e Donbass dhe Krimesë do të kthehen në kontrollin e Ukrainës me mjete diplomatike.

    Ai vlerësoi ushtrinë e Ukrainës dhe tha se ajo është “shumë herë më e fortë se tetë vjet më parë”.

    Zelensky tha se më 16 shkurt “ne do të ngremë flamuj kombëtarë, do të vendosim shirita blu dhe të verdhë dhe do t’i tregojmë botës unitetin tonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark