Presidenti ia dorëzoi ‘Medaljen e Meritave’ Dua Lipës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti ia dorëzoi ‘Medaljen e Meritave’ Dua Lipës

    Insajderi
    10 August 2016 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dorëzuar ‘Medaljen e Meritave’ këngëtarës shqiptare me nam botëror, Dua Lipa.

    Presidenti tha se suksesi i Dua Lipës i bën krenar të gjithë shqiptarët.

    “Viti 2016 ishte vit i Dua Lipës, Majlinda Kelmendit, Rita Orës dhe i të gjithë atyre sportistëve që shpërthyen anembanë botës”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Kurse këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka thënë se ndihet shumë krenare që është shqiptare.

    “Po ndihem shumë  e lumtur dhe shumë krenare që jam shqiptare. Është pak e papëshkrueshme”, ka thënë shkurt Lipa.

    Dje në mbrëmje Dua Lipa mbajti koncert në Gërmi në praninë e shumë simpatizuesve të saj./Insajderi.com


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark