Presidenti kolumbian: Kokaina është njësoj si uiski! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti kolumbian: Kokaina është njësoj si uiski!

    Insajderi
    05 February 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro zgjodhi edhe një herë të provokojë duke folur publikisht për legalizimin e kokainës, një lëvizje që ai e ka bërë shumë herë në të kaluarën.

    Këtë herë, lideri i vendit të Amerikës Latine në mes të një mbledhjeje urgjente të kabinetit, filloi të flasë për procesin e legalizimit të drogës më të përhapur në planet.

    Konkretisht, Petro vuri në dukje se kokaina nuk legalizohet sepse “prodhohet në  Amerikën Latine” dhe vazhdoi duke e krahasuar me alkoolin, duke theksuar se “kokaina nuk bën më shumë dëm se uiski”.

    Petro, presidenti i parë i Kolumbisë që vjen nga qendra e majtë, në fjalimin e tij të parë si President deklaroi se “lufta kundër drogës ka humbur” dhe njoftoi një sërë masash për kultivuesit e bimës së kokas.

    Sipas presidentit të vendit, kultivimi ka të bëjë me më shumë se 110 mijë familje fermere, të cilat janë stigmatizuar pa nevojë, pasi gjethet e bimës nga e cila prodhohet droga përdoren edhe për prodhimin e plehrave kimike. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark