Presidenti konfirmon se vetëm serbët po kundërshtojnë ushtrinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti konfirmon se vetëm serbët po kundërshtojnë ushtrinë

    Insajderi
    12 March 2017 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar pakicat, me përjashtim të serbëve, për mbështetjen që i kanë dhënë themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

    Ai ka thënë se pro Ushtrisë janë: turqit, boshnjakët, romët, ashkalitë, egjiptianët dhe malazezët.

    “Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, romë, ashkali, egjiptianë dhe malazezë, të gjithë mbështetin ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

    Deri më tash, pro kësaj nisme janë deklaruar edhe Lëvizja Vetëvendosje, AAK e NSIMA për Kosovën. Vetëm LDK ka shprehur mëdyshje duke kërkuar që ushtria e Kosovës duhet të themelohet në koordinim me NATO-n dhe SHBA-në.

    Ligji për kompetencat ushtarake të FSK-së është hartuar nga Presidenti në konsultim me Ministrinë e FSK-së dhe ka shkuar për miratim në Qeveri. Pritet të shkojë pastaj në Parlament për miratim, shkruan Express.

    SHBA dhe NATO kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të misionit të FSK-së përmes ndryshimeve ligjore. Kanë kërkuar që ky proces të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese që kërkojnë edhe votat e dy të tretave të pakicave përfshirë edhe serbët.

    Deri më tash, përfaqësuesit e serbëve kanë refuzuar të votojnë pro themelimit të ushtrisë.

    Presidenti ka paralajmëruar se nëse Ligji nuk merr përkrahjen e Kuvendit do të japë dorëheqje. Në të njëjtën kohë, ka thënë se ai Parlament që nuk e voton ushtrinë duhet të shkojë në shtëpi dhe t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark