Presidenti i Malit të Zi: Ratifikimi i demarkacionit, interes i Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Malit të Zi: Ratifikimi i demarkacionit, interes i Kosovës

    Insajderi
    01 April 2017 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka thënë se ratifikimi i demarkacionit nga ana e Kosovës është në interesin e tyre.

    Siç ka bërë të ditur ai, demarkacioni është i rëndësishëm pasi nga kjo varet  edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

    “Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.

    Siç shkruan Blici serb, Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve, shkruan Express.

    Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.

    Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë këto raporte. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark