Qyteza e Perros-Guirec u miqësua shumë me Kombëtaren shqiptare dhe me shqiptarët. Gjatë qëndrimit në këtë vend për Europianin “Francë 2016”, drejtuesit e pushtetit vendor dhe vetë banorët pranë qendrës stërvitore që përdornin kuqezinjtë ishin shumë miqësorë me këta të fundit.
Mirëpo, presidenti i stadiumit të Montpellierit, vendi ku janë përgatitur italianët, ka deklaruar se ka mbetur i kënaqur që nuk ka qenë Shqipëria, Kkmbëtarja që do të zhvillonte përgatitjet në këtë stadium.
“Ishin disa Kombëtare si alternativë për të përdorur këtë stadium. Më vjen shumë mirë që nuk ishte Shqipëria, por erdhi Italia. Zvicra dhe Turqia ishin gjithashtu kandidate”, deklaroi ai, shkruan panorama-sport, transmeton Insajderi.
Ai lavdëroi Conten, duke thënë se tekniku italian ishte “një personazh shumë interesant”. /Insajderi.com