Nigeria kërkon paratë e vjedhura nga bankat në Britani të Madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nigeria kërkon paratë e vjedhura nga bankat në Britani të Madhe

    Insajderi
    11 May 2016 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka thënë se ai nuk është duke kërkuar nga askush që t’i kërkojë falje vendit të tij, pasi kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, e quajti vendin e tij si shtet tepër të korruptuar.

    Duke folur në një ngjarje kundër korrupsionit në Londër, Buhari tha se ai është më shumë i interesuar në kthimin e aseteve të vjedhura të cilat mbahen në Bankat e Britanisë së Madhe, transmeton Gazeta Express.

    Ndërsa, Cameron i bëri këto komente të pamatura për Nigerinë gjatë një bisede me Mbretëreshen.

    Cameron do të jetë mikpritës i një samiti ndërkombëtar kundër korrupsionit të enjten.

    Në fjalimin e tij, Buhari përshkroi korrupsionin një përbindësh i shumëkokësh, i cili kërcënon sigurinë e vendeve.

    Po ashtu, ai tha se korrupsioni në Nigeri është endemik dhe se Qeveria e tij është e përkushtuar për ta luftuar atë./Gazeta Express/

    ]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark