Presidenti nigerian i kundërpërgjigjet kritikave të bashkëshortes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti nigerian i kundërpërgjigjet kritikave të bashkëshortes

    Insajderi
    15 October 2016 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka reaguar ndaj kritikave që mori nga gruaja e tij lidhur me punën e tij në drejtimin e shtetit. Ai ka filluar një deklaratë të fuqishme, për ta “zbutur” atë brenda pak sekondave në një konferencë për media në Berlin.

    “Gruaja ime e ka vendin në kuzhinë”, ka thënë ai, duke vazhduar “por edhe në dhomën e pritjes, edhe në dhomën tjetër.”

    Kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte shikuar çuditshëm presidentin nigerian në fillim, por pastaj ka filluar të qeshë me deklartën e tij të plotë, njofton The Guardian.

    Aisha Buhari kishte thënë se nuk do të votojë bashkëshortin e saj në zgjedhjet e ardhshme nëse ai nuk arrin që të ndryshojë kabinetin e tij qeverisës./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark