Presidenti i Nigerisë takoi vajzat që liroi Boko Harami – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti i Nigerisë takoi vajzat që liroi Boko Harami

    Insajderi
    08 May 2017 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, takoi 82 vajzat e qytetit Çibok, të cilat u liruan pas tre vjetësh robëri nën ekstremistët islamikë të Boko Haramit.

    Fotografitë e postuara në Twitter treguan dhjetëra vajza në rezidencën e presidentit më 7 maj, një ditë pasi qeveria e tij siguroi lirimin e tyre në këmbim të të burgosurve të Boko Haramit.

    Pas takimit, këshilltari i presidentit, Femi Adesina, tha se Buhari “ka premtuar se do të bëhet gjithçka e nevojshme për t’i riintegruar vajzat në shoqëri”.

    Adesina tha se zyrtarët e qeverisë do të mbikëqyrin rikthimin e tyre në shoqëri.

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i cili bashkë me Qeverinë zvicerane kanë ndihmuar negociimin e lirimit të vajzave, tha se ato do të bashkohen me familjet e tyre së shpejti.

    Qeveria nigeriane nuk dha detaje rreth këmbimit, por një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se pesë komandantë të Boko Haramit u liruan në këmbim të vajzave.

    Vajzat kanë qenë në mesin e 276 nxënëseve të rrëmbyera nga Boko Harami në prill të vitit 2014 nga një shkollë e mesme në qytetin Çibok.

    Disa vajza kanë arritur të ikin, disa janë liruar në ndërkohë, ndërsa 113 mungojnë ende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark