Presidenti Nishani dekoron veprimtarët e Luginës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Nishani dekoron veprimtarët e Luginës

    Insajderi
    20 April 2016 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar sot një nga personalitetet e shquara të letrave nga Lugina e Preshevës, Mexhid Mehmetin me urdhërin, “Naim Frashëri”

    Këto dekorime u bënë me me rastin e 50-vjetorit të krijimtarisë letrare, publicistike, arsimore dhe kombëtare, njofton RTK.

    Duke folur për kontributin e veprimtarëve dhe intelektualëve në Luginën e Preshevës, presidenti Nishani vuri re se,”barra kryesore në këto troje sot bie mbi intelektualët shqiptarë, mbi mësuesit e kësaj ane si dhe mbi të gjithë ne, që duhet të jemi shumë të vëmendshëm për fatin e vëllezërve dhe motrave tona në Luginën e Preshevës”.

    Po sot kreu i shtetit shqiptar ndau dekoratën “Kalorës  i Urdhërit të Skëndërbeut”  pas vdekjes për patriotet e shquar, Binak Alia, Ali-Ibër Neza, Cafo Beg Ulqini dhe Isa Demaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark