Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është duke qëndruar në një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite. Gjatë gjithë vizitës së tij ai është shoqëruar nga autoritetet më të larta të kësaj mbretërie.
Më shumë se sa për një vizitë zyrtare, Nishani ndodhet në Arabinë Saudite të kryer ritin e “Umres”. Umreja është një rit i myslimanëve, e cila ka të bëjë me vizitën e Qabes dhe Medinës në ditë të tjera përveç muajit të Haxhit.
Nishani ndodhet atje së bashku me djalin dhe bashkëshorten e tij. Në fotot e bëra publike duket djali i Nishanit, Ersi i veshur me veshjen e zakonshme të Umres dhe Haxhit, siç është “ihrami”.
Nishani në foto shihet teksa është duke e falur namazi në xhaminë e Profetit Muhamed a.s në Medine.