Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të vizitojë Hiroshimën këtë muaj, duke u bërë kështu presidenti i parë që do të vizitojë këtë vend pas vitit 1945, kur ShBA kishte sulmuar qytetin me bombë nukleare.
Vizita e tij në këtë qytet do të bëhet në kuadër të vizitë së tij në Azi nga 21 deri 29 maj.
Ai do të vizitojë edhe Vietnamin, njofton BBC.
Më herët, ish-presidenti Jimmy Carter kishte vizituar Hiroshimën, por pas përfundimit të mandatit të tij si president.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk do të ketë asnjë kërkimfalje nga ana e Obamas për bombën nuklearë të vitit 1945./Insajderi.com