Presidenti më i pasur i SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti më i pasur i SHBA

    Insajderi
    14 November 2016 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Por kush e mban këtë pozicion tani? Ai është një ndër Presidentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, një njeri i konsideruar vizionar të cilit i njihet merita për shumë nga vendimet që bënë Amerikën një vend të madh.

    Bëhet fjalë për Presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara, quajtur ndryshe edhe si “Babai i Kombit”; George Washington.

    Para se të bëhej President ishte një fermer, ushtar dhe sipërmarrës i suksesshëm. Pikërisht, falë aftësive në këtë fushë të fundit, para se të zgjidhej në krye të Shteteve të Bashkuara, pasuria e tij në atë kohë ishte e barazvlefshme me 525 milionë dollarë në ditët e sotme.

    Përveç kësaj, ai është edhe Presidenti amerikan më i paguar. Rroga e tij ka qenë 2 përqind e GDP-së amerikane në 1789, ndërsa një tjetër fakt interesant është se George Washigton është i vetmi President amerikan që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo ishte ende në ndërtim.

    Washington drejtoi Shtetet e Bashkuara nga 30 prilli i vitit 1789 deri më 4 mars të vitit 1797.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark