Presidenti pret në takim partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti pret në takim partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

    Insajderi
    11 May 2017 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret sot në takim partitë politike me të cilat do të diskutojë rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme, pas rrëzimit të djeshëm të Qeverisë.

    Takimi është planifikuar të mbahet sot prej orës 08:45 minuta.

    Por mbetet të shihet nëse do të shkojë në këtë takim edhe LDK-ja, e cila dje ka deklaruar se nuk e njeh Thaçin si president, pasi ish-partia e tij e ka thyer marrëveshjen e koalicionit, me të cilët ai i bë president i vendit.

    Presidenti me dekret dje ka shpërndarë legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës. Kurse afati kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve është 30 deri 45 ditë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark