Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jea-in ka bërë betimin, pas fitores bindëse në zgjedhje.
Në fjalimin e tij të parë si president, lideri 64-vjeçari neoliberal, ka thënë se menjëherë do të nisë përpjekjet për të “zgjidhur krizat e sigurisë” në Gadishullin Korean.
“Nëse është e nevojshme, do të fluturoj menjëherë drejt Uashingtonit”, ka thënë ai. “Do të shkoj në Pekin dhe Tokio dhe nëse kushtet janë të mira, do të vizitoj edhe Phenjanin”, ka thënë ai.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregojnë se kandidati i Partisë Demokratike ka fituar 41.1 për qind të votave në zgjedhjet e 9 majit, ndërkaq kandidati konservator, Hong Joon-pyo ka fituar 25.5 për qind.
Moon pritet që në shpejtësi të formojë kanbinetin e ri qeverisës, me qëllim që t’i japë fund vakuumit të pushtetit që është krijuar që nga muaji mars, pas rrëzimit nga pushteti, për shkak të një skandali korruptim, të ish-presidentes Park Geun-hye.
Presidenti i ri i Koresë së Jugut ka premtuar se vendi do të tejkalojë shumë shpejt skandalin. Ai ka qenë mjaft kritikë ndaj administratave të mëparshme për dështimin e ndalimit e Koresë së Veriut që të zhvillojë armë bërthamore.