Presidenti serb Tomislav Nikoliq do ta kryesojë seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur pas ndalimit të trenit serb që të hyjë në Mitrovicë.
Sipas një deklarate dërguar medieve serbe, seanca do të mbahet në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, në orën 11:00.
Arsyeja e thirrjes së këtij takimi lidhet me ngjarjet e së shtunës, ku një tren donacion rus për Serbinë nuk u lejua të hyjë në Kosovë, pasi përmbante parulla provokuese ndaj shtetit të Kosovës.
Ky tren me destinacion Mitrovicën e Veriut, ndaloi në Rashkë, për t’u kthyer më pas për në Beograd.
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=HBk51qu9Qsc”/]