Presidenti i shtetit që njohu Kosovën akuzohet për ekzekutimin e 15 kundërshtarëve politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i shtetit që njohu Kosovën akuzohet për ekzekutimin e 15 kundërshtarëve politik

    Insajderi
    22 July 2016 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dërguar një letër falënderimi në adresë të presidentit të Republikës së Surinames, Desi Bouterese, për njohjen që shteti që ai e drejton i ka bërë pavarësisë së Kosovës, por vet presidenti i Surinames ka të tjera probleme më të mëdha.

    “Faleminderit presidentit Dési Bouterse të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, ka shkruar ministri Hoxhaj.

    Por hiq më pak se një muaj më parë, presidenti Desi Bouterse është përballur përsëri me një gjyq nëpërmjet të cilit akuzohet për ekzekutimin e 15 kundërshtarëve politike në kohën kur ai ishte drejtues i ushtrisë së këtij kombi të Amerikës së Jugut, raporton Insajderi.

    Madje presidenti i Surinames me të cilin Hoxhaj u takua javën që shkoi, e ka udhëzuar prokurorin e përgjithshëm të Surniames që menjëherë të ndaloj procedurat hetimore kundër tij, duke u thirrur në një nen të Kushtetutës që e lejon presidentin e vendit të nxjerrë urdhër të tillë në interes të sigurisë kombëtare.

    Ky urdhër i tij, siç raporton Insajderi, ka pasur pasi një gjykatë në Suriname në muajin qershor vendosi që të shfuqizoj një Ligj të Amnistisë që ishte miratuara nga mbështetësit e Bouterese, menjëherë pasi ai u zgjodh president.

    Gjykata në këtë mënyrë urdhëroi ri-fillimin e gjykimit të tij dhe 24 gjeneralëve të akuzuar.

    Bouterse dhe 24 aleatët e tij që prej vitit 19802 kur ishte diktator ushtarak e deri në nëntor të vitit 2007 kishte arritur  të shmang një gjykim me akuza të rënda për ekzekutimin e 15 kundërshtarëve, figura të shquara politike.

    Në Suriname kjo ngjarje njihet me emrin “Vrasjet e Dhjetorit” që tronditën kombin e Surinames.

    Ish-diktatori ushtarak u kthye në pushtet në vitin 2010, kur ai u zgjodh president nga Parklamenti. Dy vjet më vonë, ligjvënësit miratuan një ligj amnisti që zemëroi aktivistët e të drejtave të njeriut.

    Bouterse u rizgjodh president vitin e kaluar duke e pranuar si përgjegjësi politike vrasjen e 15 personave si gazetarë, juristë dhe udhëheqës të sindikatave të ushtrisë, por tha se nuk ishte i pranishëm e as nuk dha urdhër për vrasjen e tyre.

    Që atëherë, gjendja politike në Suriname ka qenë e tensionuar pasi presidenti shpreson që do të parandalojë rastin të ecë përpara, raporton Insajderi.

    Bouterese kishte thënë se gjyqi ndaj tij paraqet rrezik për sigurinë kombëtare ndërsa sipas ministrit të Drejtësisë, Jennifer Van Dijk-Silos ka konfirmuar se Qeveria e ka përdorur nenin 148 të Kushtetutës për të kërkuar një gjë të tillë.

    Por shumë familjarë të viktimave të të vrarëve janë të shokuar me këtë kërkesë të presidentit.

    “Në jemi të tronditur jo vetëm për shkak të vendimit të presidentit por edh për shkak se ky vendim është mbështetur unanimisht nga të gjithë në Qeveri”, ka thënë Eddy Ëijngaarde, vëllai i të cilit, Frank, ishte në mesin e të vrarëve nga regjimi.

    “Ne kishim shpresuar që të paktën disa ministra do të refuzonin të mbështestin përpjkjen e fundit të presidentit për të bërë të pamundur gjyqin ndaj tij”, ka shtuar ai./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark