Presidenti slloven kërkon njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti slloven kërkon njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet

    Insajderi
    08 June 2016 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti slloven Borut Pahor ka mbështetur përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe integrimin e saj. Ai tha se Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet, sidomos nga ato fqinje.

    “Edhe sot ne e mbështesim dëshirën e Kosovës që të njihet në mënyrë diplomatike nga të gjitha vendet, sidomos ato fqinje, dhe që  të përfshihet në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha Pahor në hapje të një konference të përbashkët të biznesmenëve kosovarë e slloven gjatë vizitës së presidentit të Kosovës. Hashim Thaçi në Lubjanë, raporton agjencia e lajmeve “Hina”.

    Pahor konsideron se është e rëndësishme për Kosovën që përmes inkurajimit të zhvillimit të vendit të arrijë  rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët e saj, posaçërisht me Serbinë, si dhe që të zhvillojë reformën dhe ekonominë transparente, përmes së cilës sipas tij do të bënte  hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe NATO, shkruan Klan Kosova.

    Nga ana tjetër, Thaçi ka thënë se Kosova do të integrohet në BE dhe NATO, por sipas tij “kjo kërkon kohë dhe reformat në këtë drejtim do të vazhdojnë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark