Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj shtëpisë së Murat Mehës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj shtëpisë së Murat Mehës

    Insajderi
    09 August 2016 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin me mjet shpërthyes ndaj kryetarit të Komisionit Shtetëror për demarkacionin, Murat Meha, duke thënë se kërcënimet ndaj zyrtarëve shtetëror janë kërcënime “kundër vetë shtetit.”

    “Çdo qëndrim apo bindje politike duhet të mbrohet dhe promovohet vetëm me argumente politike. Dhuna, kërcënimet, frikësimet dhe terrorizimi i familjeve të zyrtarëve të shtetit, me mjete shpërthyese para shtëpive të tyre, janë të papranueshme në Kosovë dhe duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Derisa Murat Meha ka qenë në një konferencë më kryeministrin Isa Mustafa, persona ende të panjohur kanë lënë një mjet shpërthyes afër shtëpisë së tij.  Policia e Kosovës ka intervenuar dhe ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar./Insajderi.com


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark