
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi është në një udhëkryr historik si pasojë e zhvillimeve politike të muajve të fundit, ndërsa ka shtuar se Kosova duhet që të marrë vendime jo të lehta, por të drejta, në mënyrë që “të lëvizë shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike”.
Në të kundërtën, Thaçi ka thënë se opsioni tjetër është që Kosova “të vazhdoj me këtë pasivitet dhe vendnumërim, duke mbetur peng i të kaluarëssë dhimbshme e duke penguar zhvillimin e të ardhmes së ndritur”.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/Lb1R6dClz4k” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]
Ai i është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një videoincizimi, duke kërkuar që të dëgjohen këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thaci ka thënë se Kosova ka pasur besim tek këshillat e miqve amerikanë gjatë proceseve të rëndësishme, si në Konferencën e Rambujesë, kur është vendosur për Pakon e Ahtisarit, ndërsa me përkrahjen e tyre është siguruar edhe pavarësia.
Prandaj, edhe sot askush nuk guxon të vë në dyshim vullnetin e mirë, dashamirësinë dhe suksesin e këshillave të marra nga aleati ynë strategjik”, ka thënë presidenti Thaçi duke iu referuar kështu kërkesës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden për ratifikimin e demarkacionit dhe krijimin e Asociacionit.
Ai ka ripërsëritur se Kosova nuk humb asnjë metër katror nga terrirori si pasojë e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, kjo cështje po shfrytëzohet për politikë ditore./Insajderi.com