Presidenti në Gorazhdevc nderoi “viktimat e terroristëve shqiptarë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti në Gorazhdevc nderoi “viktimat e terroristëve shqiptarë”

    Insajderi
    15 August 2016 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës, me qëllim nderimin e të rinjve serbë të vrarë në vitin 2003 në këtë fshat.

    Mirëpo, ashtu siç kishte ndodhur në vizitën e presidentit të Kosovës në fshatin Grackë, ku kishte shkuar për t’i nderuar njëlloj viktimat serbe të pasluftës në Kosovë, në pllakatin përkujtimor të të dyja këtyre memorialëve, shkruhet se këta serbë “janë viktima të terrorit shqiptar”.

    gorazhdec

    Në pllakatin përkujtimor në të cilin bëri nderime sot ish-kryetari i PDK-së, shkruhet: “Nuk është aq e tmerrshme të vdesësh, sa është e tmerrshme të varrosesh për së gjalli. Viktimat e terroristëve shqiptarë”.

    Presidenti u përkul para pllakës me mbishkrimin “viktimat e terrorit shqiptar”

    Thaçi tha se vizita e tij u bë me qëllim të kujtimit “të sulmit kriminal të ndodhur 14 vite më parë, raporton Insajderi.

    “Sot vura kurorë lulesh në këtë memorial për të përkujtuar sulmin kriminal kundër të rinjve të fshatit Gorazhdec, 14 vite më parë, në të cilin u vranë dy të rinj e u plagosën katër të tjerë. E drejta për jetë është e drejtë fundamentale për të gjithë”,

    Vizita e tij në Grackë pati ngjallur shumë reagime, edhe për shkak të shkrimit në pllakatë, mirëpo kjo si duket nuk e ka ndalur presidentin të bëjë një tjetër nderim të ngjashëm. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark