Presidenti Thaçi niset për vizitë shtetërore në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi niset për vizitë shtetërore në Turqi

    Insajderi
    28 December 2016 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për vizitë shtetërore në Turqi.

    Presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare, njofton Presidenca.

    I pari i vendit do të takohet edhe me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yëlldërëm, si dhe me Kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.

    Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, presidenti Thaçi, do të vendosë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.

    Gjithashtu, presidenti Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark