Vrasja e tre kosovarëve në Mynih gjatë sulmit terrorist të ndodhur mbrëmë në Mynih të Gjermanisë, ka tronditur edhe presidentin kosovar Hashim Thaçi.
Thaçi ka thënë se lajmi për viktimat kosovare në Mynih ka prekur të gjithë Kosovën, njofton Insajderi.
“Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit”, ka thënë Thaci.
Ish-kryetari i PDK-së po ashtu është shprehur i gatshëm për ndihmën e Kosovës ndaj Gjermanisë, “për të përballuar këtë makth”. /Insajderi.com