Presidenti i Republikës së Kosovës, HashimThaçi, me rastin e festës së “28 Nëntorit”, ka vendosur lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Ai ka uruar për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka shprehur nderime për komandantin Zahir Pajaziti.
“Këtu jemi për të përkujtuar nderin dhe lavdinë më të madhe, me përgjegjësinë më të lartë shtetërore, komandantin emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, për të respektuar vlerën e tij, të shokëve të tij, të dëshmorëve të lirisë dhe të gjithë njerëzve që dhanë gjithë çka patën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi./Insajderi.com