Presidenti Trump dhe politika e “një Kine” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti Trump dhe politika e “një Kine”

    Insajderi
    10 February 2017 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump i tha homologut kinez Xi Jinping gjatë një bisede telefonike se Shtetet e Bashkuara synojnë të respektojnë politikën e “një Kine”, duke njohur kështu qëndrimin e Kinës se ajo ka sovranitet mbi Tajvanin, vendin-ishull që vetëqeveriset.

    Shtëpia e Bardhë tha se telefonata e mbrëmshme ndërmjet dy udhëheqësve botërorë ishte “tepër e përzemërt” dhe se presidentët shkëmbyen ftesa për t’u takuar.

    Presidenti Trump ishte kritikuar pas fitores së zgjedhjeve për një bisedë telefonike që pati me Presidenten e Tajvanit.

    Asnjë president i zgjedhur apo president i SHBA-së nuk ka patur kontakte të tilla me një udhëheqës të Tajvanit që kur Uashingtoni ndërpreu marrëdhëniet formale në vitin 1979 me Tajvanin, dhe u përqëndrua tek Kina, e cila po përjetonte rritje të shpejtë. Por, Uashingtoni ka vazhduar të jetë një mbështetës i fortë i Tajvanit.

    Në një dokument të përbashkët SHBA – Kinë të vitit 1979, Shtetet e Bashkuara njohën Pekinin si qeverinë e vetme legjitime të Kinës, duke njohur kështu edhe qëndrimin kinez se ekziston vetëm një Kinë dhe se Tajvani është pjesë e Kinës.

    Mediat shtetërore kineze thanë se fakti që zoti Trump pranoi një telefonatë nga presidentja e Tajvanit ishte për shkak të mungesës së përvojës, por ato gjithashtu paralajmëruan se një shkelje e politikës së “një Kine” do të prishte marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.

    Zoti Trump u duk i befasuar prej reagimit ndaj telefonatës, dhe u shpreh në Twitter se “është interesante që SHBA i shesin Tajvanit miliarda dollarë pajisje ushtarake, ndërkaq unë nuk duhet të pranoj një telefonatë urimi”.

    Megjithë kundërshtimet e Kinës rreth një vit më parë, Presidenti i atëhershëm Barack Obama pati autorizuar shitje armatimi mbrojtës me vlerë 1.83 miliardë dollarë për Tajvanin, ndër të tjera edhe shitjen e dy fregatave, mjeteve amfibe sulmuese, si dhe sistemeve kundërajrore dhe kundër mjeteve lu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark