Presidenti Trump rikthen kufizimet në marrëdhëniet me Kubën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti Trump rikthen kufizimet në marrëdhëniet me Kubën

    Insajderi
    16 June 2017 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump ishte sot në Majami të Floridës, ku shpalli planet për të shfuqizuar disa elementë të marrëveshjes historike SHBA-Kubë për normalizimin e marrëdhënieve që ndërmori paraardhësi i tij, Barack Obama pas më shumë se 50 vjetësh izolim të ishullit.

    Zoti Trump foli në zonën e quajtur Havana e Vogël të Majamit, ku shumica e banorëve janë imigrantë kubanezë, që njihen për pikëpamjet e tyre të forta kundër Castrove dhe për politikë konservatore.

    Presidenti u tha pjesëmarrësve se do të ekspozonte krimet e regjimit Castro në Kubë dhe tha se administrata e tij nuk “do të fshihej prej tyre, nuk do t’i justifikonte dhe nuk do t’i zbukuronte ato”.

    Ai tha se përpjekjet e administratës së Presidentit Obama për të hapur marrëdhëniet me vendin-ishull, nuk bënë gjë tjetër përveçse pasuruan regjimin kubanez.

    “Për këtë arsye, duke filluar që tani, unë po e anulloj marrëveshjen krejtësisht të njëanshme të administratës së kaluar me Kubën”, tha presidenti Trump.

    Ai i bëri thirrje qeverisë kubaneze t’i jape fund keqtrajtimit të disidentëve, të lirojë të burgosrurit politikë dhe të lejojë liri politike dhe ekonomike.

    Mbështetës të normalizimit të marrëdhënieve nga ish-Presidentit Obama, thanë se rikthimi i kufizimeve më të mëdha për udhëtimin dhe biznesin, do të kenë efekt të kundërt nga ai që synon zoti Trump.

    Marrëdhëniet e rivendosura diplomatike, nuk do të preken nga masat e zotit Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark