Presidenti ukrainas akuzon Rusinë për vrasjen e politikanit rus – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti ukrainas akuzon Rusinë për vrasjen e politikanit rus

    Insajderi
    23 March 2017 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vrasja e një ish-ligjvënësi rus në Kiev është “akt i terrorizmit shtetëror” nga Rusia.

    Poroshenko e bëri këtë deklaratë në Facebook dhe Twitter disa orë pasi Denis Voronenkov, u cili është zhvendosur në Ukrainë vitin e kaluar dhe ka kritikuar Qeverinë ruse, është vrarë në qendër të Kievit.

    Vrasja është “një akt i terrorizmit shtetëror të Rusisë, të cilën Voronenkov është dashur ta lërë për arsye politike”, tha Poroshenko.

    Voronenkov, 45 vjeç, ishte deputet i Partisë Komuniste në Dumën e shtetit rus nga viti 2011 deri në shtator, 2016, shkruan REL.

    Në një intervistë për ueb-faqen ukrainase censor.net, në muajin shkurt, Voronenkov e ka krahasuar Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste, duke thënë se Shërbimi i Sigurimit kontrollon çdo gjë në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark