Presidenti ukrainas deklarohet pas takimit, tregon vendimet që u morën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti ukrainas deklarohet pas takimit, tregon vendimet që u morën

    Insajderi
    28 February 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një raund i dytë negociatash me zyrtarët rusë do të bëhet në të ardhmen e afërt.

    Zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan sot në raundin e parë të diskutimeve pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

    “Delegacionet ukrainase dhe ruse zhvilluan raundin e parë të negociatave në zonën e kufirit Ukrainë-Bjellorusi me qëllim gjetjen e bazës së përbashkët për armëpushimin më të shpejtë. Palët diskutuan në detaje një sërë temash kyçe për të cilat ata kanë perspektiva për gjetjen e vendimeve të pranueshme reciproke”, tha Zelensky.

    “U mor një vendim që menjëherë të zhvillohen konsultime shtesë në kryeqytetet e shteteve. Pas kësaj, raundi i dytë i negociatave të palëve ukrainase dhe ruse do të zhvillohet në të ardhmen e afërt,” ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark