Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka bërë thirrje që të rifillojnë bisedimet me opozitën.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se zgjedhjet lokale të zhvillohen
Komentet e tij erdhën pasi një tjetër demonstrim i madh është planifikuar për të hënën pas tre javësh protesta të tensionuara në të gjithë vendin.
Demonstruesit kanë bërë thirrje për zgjedhje presidenciale për vitin e ardhshëm dhe presidenti Maduro të largohet.
Negociatat e vitit të kaluar midis opozitës dhe qeverisë u prishën kur opozita akuzoi presidentin Maduro për shkelje të marrëveshjeve dhe përdorimin e bisedimeve për të blerë kohë.
Duke folur gjatë programit të tij të së dielës, presidenti Maduro miratoi idenë e zgjedhjeve për kryetarët e komunave dhe guvernatorët e shtetit, por nuk përmendi një votim në nivel presidencial.
“Zgjedhjet – po, tani dua zgjedhje,” ka thënë ai shkruan BBC
Zgjedhjet për guvernatorët e shtetit do të ishin mbajtur dhjetorin e vitit të kaluar dhe zgjedhjet lokale për kryebashkiak do të mbahen këtë vit.
Të shtunën, mijëra qytetarë marshuan anembanë Venezuelës, veshur me bluza të bardha për ti nderuar 20 viktimat e protestës së fundit.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se më shumë se 1,000 njerëz u arrestuan gjatë kohës së fundit dhe mbi 700 janë ende në paraburgim.
Opozita fajëson qeverinë për një krizë të rëndë ekonomike që e ka lënë vendin me mungesë të ushqimit, mallrave bazë dhe mjekësisë.
Protestat u nxitën nga një përpjekje e Gjykatës Supreme të kontrolluar nga qeveria për të marrë disa kompetenca të Kongresit të dominuar nga opozita. /Insajderi.com