Presidenti i Venezuelës fajëson Amerikën për destabilizimin e vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti i Venezuelës fajëson Amerikën për destabilizimin e vendit

    Insajderi
    14 May 2016 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduroa, ka deklaruar gjendje emergjente në vendin e tij që pritet të zgjatë 60 ditë, ndërsa ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tentim të largimit të qeverisë majtiste.

    Maduro nuk ka dhënë detaje më shumë rreth kësaj mase.

    Të premten, zyrtarë të inteligjencës amerikane i kanë thënë gazetarëve se janë të shqetësuar për një kolaps politik e ekonomik të Venezuelës dhe kanë parashikuar që Maduro vështire se do të jetë në gjendje të mbarojë mandatin e tij.

    Në anën tjetër, presion të vazhdueshëm për largimin e Maduros ka edhe nga opozita, deri sa kriza me ushqim dhe barna, si dhe ndalje të shpeshta të rrymës janë duke e dëmtuar ekonominë.

    Por, presidenti Maduro ka thënë se Amerika është duke e përkrahur të djathtën fashiste.

    Për shkak të thatësirave të mëdha, Venezuela është duke u përballur me krizë të rëndë energjetike.  Punëtorët e sektorit publik në vend punojnë vetëm dy ditë gjatë javës si masë për të kursyer energjinë elektrike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark