Presidenti vlerëson dorëheqjen e Ferid Aganit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti vlerëson dorëheqjen e Ferid Aganit

    Insajderi
    20 June 2016 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lavdëruar ish-ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganin, për gatishmërinë e tij që të dorëhiqet nga posti i ministrit pasi Prokuroria e Shtetit ka ngritir aktakuzë ndaj tij.

    “Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë”, ka thënë ai.

    “Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

    Ferid Agani akuzohet nga Prokuroria e Shtetit për keqpërdorim të detyrës në rastin e njohur si “Stenta.” Javën e kaluar ai ofroi dorëheqjen e tij tek kryeministri Mustafa, i cili të hënën e miratoi atë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark