×
  • Lajme
  • Lajme

    „Presidenti Vuçiq është kërcënuar me atentat”

    Insajderi
    08 February 2021 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 850 pjesëtarë të njësive speciale janë vendosur në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Stefan Nemanjës për ta siguruar presidentin serb, ka pretenduar shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale Bogdan Pushiq.

    Ai ka thënë se të dhënat e inteligjencës kanë zbuluar se do të tentohet të kryhet atentat ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë ceremonisë së hapjes së përmendores së Stefan Nemanjës, transmeton B92.

    Ndërkohë, në një debat në televizionin proqeveritar serb TV Pink ku kanë marrë pjesë Pushiq, Bozhidar Spasiq, një agjent i sigurimit shtetëror dhe kryeredaktori i gazetës serbe “Informer” Dragan Vuçiqeviq është “analizuar” arrestimin e një krimineli në Beograd, Velko Belivuk, i njohur si “Vela Nevola”. Gjatë shikimit të një xhirimi ku shihen disa persona me një pushkë snajperi duke ushtruar në një mal,  ata supozojnë se këta persona kanë dashur ta vrasin Vuçiqin, dhe se në mes tyre është edhe Belivuk.

    Për t’i argumentuar këto pretendime, agjenti Spasiq thotë se “pushka me snajper përdoret për vrasjen e zyrtarëve të lartë të shtetit”, dhe se arsye për atentat ndaj Vuçiqit është se “shteti serb i ka shpallë luftë krimit të organizuar”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark