Presidentit të Barcelonës i mbetet hatri pse Yamal nuk e ftoi në festën e ditëlindjes së 18-të - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Presidentit të Barcelonës i mbetet hatri pse Yamal nuk e ftoi në festën e ditëlindjes së 18-të

    Insajderi
    25 July 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar për herë të parë ndaj polemikave të krijuara rreth festës së ditëlindjes së 18-të të Lamine Yamal, duke mbrojtur publikisht lojtarin e ri të talentuar të klubit katalanas.

    Në një prononcim për mediat, Laporta e quajti festën një ngjarje të zakonshme për një të ri në moshën e Yamal dhe theksoi se nuk sheh arsye për kritika.

    “Ishte një djalë 18-vjeçar që festonte me miqtë e tij. Nuk ka asgjë për t’u dramatizuar,” deklaroi presidenti i Barcelonës, duke shtuar me humor: “Do të doja të isha i ftuar.”

    Kritikat ndaj Yamal u intensifikuan pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje nga festa, ku vërehej prania e personave me nanizëm të cilët përdoreshin për shfaqje argëtuese.

    “Ky është thjesht realiteti i rinisë së sotme. Nuk ka asgjë për të qortuar.”- tha Laporta.

    Ai shtoi se Yamal ishte paraqitur plotësisht në rregull në stërvitjen e ditës së nesërme dhe se festa nuk kishte ndikuar në asnjë mënyrë në profesionalizmin apo përgatitjen e tij.

    “Jam i lumtur që e shijoi ditëlindjen. Nuk shoh asnjë problem me këtë,” përfundoi presidenti i Barcelonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark