Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Shtëpinë më të rëndësishme të botës, ajo është pritur nga presidenti amerikan, Joe Biden, siç ka joftuar vetë Von der Leyen në Twitter.
“Ne do të rrisim bashkëpunimin tonë dypalësh për të adresuar detyrimin kundër kompanive dhe ekonomive tona. Ne do të punojmë për të harmonizuar më tej kontrollet tona strategjike të investimeve dhe eksporteve, duke përfshirë investimet jashtë vendit”, ka shkruar presidentja e KE, transmeton Gazeta Insajderi.
We will increase our bilateral cooperation to address coercion against our companies and economies.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 10, 2023
We will work to further align our strategic investment and export controls, including on outbound investment.
This work on economic security will also feed into the @G7 Summit. pic.twitter.com/ds6BGmsccC
Pas takimit dyshja kanë pasur një konferencë për media ku kanë folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne e prekëm temën (e dialogut) shkurt. Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk është e lehtë. Ka ende shumë çështje për të zgjidhur, por është duke ecur në drejtimin e duhur, dialogu ka mbështetje të plotë nga të dyja palët tona”, tha ajo para gazetarëve, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ka një plan të mirë në tryezë. Ekziston një udhërrëfyes, si të arrihet atje. Shpresojmë që të dyja të jenë shumë konstruktive”.
🇪🇺🇺🇸 Very productive exchange with @POTUS Biden at the White House today.
The transatlantic partnership is powering ahead ↓ https://t.co/Q2MLiq0N9N— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 10, 2023
Ndryshe, më 18 mars, në Ohër do të zhvillohet takimi tjetër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Në takimin pritet të diskutohet plani i BE-së për dialogun dhe aneksi për zbatimin e tij./Gazeta Insajderi/