×
  • Lajme
  • Lajme

    “Presidentja e konfirmoi acarimin me NATON-n, për këtë do duhej të thirrej Këshilli i Sigurisë”

    Insajderi
    15 August 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit. Osmani u shpreh se “nuk është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan”.

    Për këtë deklaratë të Osmanit, ka reaguar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i cili tha presidentja me këtë ka konfirmuar acarimin me NATO-n.

    Sipas tij, Osmani do të duhej ta thërriste Këshilln e Sigurisë së Kosovës dhe nuk duhej ta bënte një deklaratë të tillë.

    “Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë mos ta thoshte në Viti, para se t’ia thoshte hapur dhe institucionalisht akterëve veç e veç dhe të gjithëve së bashku! Do të duhej të shkonte në Drejtorinë Qendrore të Policisë së Kosovës, të shkonte në kampin Belvedere, të shkonte në FSK, të thërriste Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm në takime publike”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    “Konfrontimi i Policisë sonë dhe ushtarit amerikan!”
    Presidentja konfirmoi acarimin me NATO-n!
    Madje, në formën më direkte të mundur duke thënë se “nuk ka shqiptar që do diçka të tillë”.
    Këtë e bëri sot në Viti, ani pse as vendin dhe as formën e këtij mesazhi nuk e pati si Presidente, por si opinion-bërëse e çështjeve të sigurisë.
    Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë mos ta thoshte në Viti, para se t’ia thoshte hapur dhe institucionalisht akterëve veç e veç dhe të gjithëve së bashku!
    Do të duhej të shkonte në Drejtorinë Qendrore të Policisë së Kosovës, të shkonte në kampin Belvedere, të shkonte në FSK, të thërriste Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm në takime publike.
    Apo thjesht – sipas ligjit për KSK, Neni 5.4 – të kërkonte të thirrej Këshilli i Sigurisë së Kosovës dhe këto t’ia thoshte të gjithë anëtarëve të Këshillit njëkohësisht dhe në fytyrë, përfshirë Kryeministrin aty!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark