Presidentja e mohon, thotë se bashkëshorti i saj s'i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidentja e mohon, thotë se bashkëshorti i saj s’i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

    Insajderi
    10 February 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë ka folur për shkrimet e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu në raport me mediat.

    Thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale.

    “Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK’në.

    Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

    May be an image of text

    Një gjë e tillë ndodhi pasi, Gazeta Insajderi publikoi shkrimin se Vjosa Osmani përgjatë kohës sa ishte deputete e Parlamentit, përgjatë viteve 2011-2014 ishte kompensuar me rreth 4 mijë euro nga shteti për rrugëtimin e saj nga Mitrovica, ndonëse jetonte në kryeqytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark