Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka thënë se vendimi i senatit brazilian për ta pezulluar atë nga detyra është “grushtshtet” dhe “farsë”.
Ajo ka mohuar kryerjen e ndonjë krimi.
Rousseff i është adresuar kombit, përmes një fjalimi televiziv, për herë të parë prejse senatorët kanë votuar, natën e shkuar, për pezullimin e saj për shkelje buxhetore.
Rousseff tani do të përballet me gjyq për manipulim të paligjshëm të financave, me qëllim të fshehjes së deficitit publik, përpara rizgjedhjes së saj në vitin 2014.
Rousseff ka thënë se do të luftojë “padrejtësinë” me të gjitha mjetet ligjore.
Nënpresidenti Michel Temer do të kryesojë presidencën, derisa të zhvillohet gjyqi kundër zonjës Rousseff.
Gjyqi mund të zgjasë deri në 180 ditë. Pezullimi i saj i jep fund sundimit 13-vjeçar të Partisë së Punëtorëve.